Hannover humbi 4-2 në fushën e Sandhausen sot dhe u rikthye në shtëpi pa pikë. Dy golat e ekipit gjerman, që renditet në mesin e tabelës në Bundesliga 2, u shënuan nga lojtarë shqiptarë.
Florent Muslija realizoi një eurogol nga goditja e dënimit (goli i pestë sezonal), teksa në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Valmir Sulejmanit. 25-vjeçari dardan u fut në fushë në minutën e 59-të, teksa katër minuta më vonë gjeti golin.
Sulejmani lëvizi bukur brenda zonës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje potente, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm Hannoverit. Gjithsesi, vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në minutat e mbetura dhe fituan 4-2.
Ky ishte goli i tretë sezonal në kampionat për sulmuesin, i cili numëron dy ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës. Sulejmani ka veshur edhe fanellat e Gjermanisë U17 dhe Shqipërisë U21 në të kaluarën. /abcnews.al