Teknologjia VAR, sidomos mënyra e përdorimit të saj, ka shkaktuar polemika të mëdha. Edhe pse ndihmon në vendosjen e drejtësisë në disa raste, të shumtë janë ata që i kanë dalë kundër, sidomos për faktin e “zhdukjes” së emocioneve gjatë shënimit të një goli.
Ish-mbrojtësi i njohur i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, aty ku thekson bindjen e tij kundër teknologjisë. “VAR-i duhet hedhur në kosh plehrash. E kemi provuar dhe është një m*t.
Var needs to be put in the bin now. We’ve tried it and it’s s***. Get rid.
Its slowing the game down & sucking the emotion out of the game.#UEFA #fifa #PremierLeague #football— Rio Ferdinand (@rioferdy5) April 24, 2021
Zhdukeni fare, duhet ta heqim qafe. VAR-i ngadalëson futbollin dhe heq plotësisht emocionet e ndeshjes“, shkruan 42-vjeçari, i cili punon si komentator sportiv në BT Sport. /abcnews.al