Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit. Kreu i shtetit së bashku me Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Sot është dita e sovranit!
Sot është festa e demokracisë!
Votoni! Votoni! Votoni!
Për kushtetutën!
Për republikën!
Për Shqipërinë në Europë!” ishin fjalët e Metës kur votoi me dy gishtat lart.
Më pas ai kishte një komunikim për mediat. “Erdhi kjo ditë e bekuar e mrekullueshme që sovrani të shpresë vullnetin e tij. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës, prandaj cdo qytetar të shprehë vullnetin i lirë për alternativën beson që republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë.
I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.Votoni për kë ju do zemra” tha Meta./ db/ Abcnews.al