I ndryshoi jetën, Elion Pitarka shkruan fjalët më të ëmbla për të bijën

schedule21:04 - 23 Prill, 2021

schedule 21:04 - 23 Prill, 2021

Është bërë një muaj që nga ardhja në jetë e Galës, vogëlushes së Eliona Pitarkës. Një ditë më parë, aktorja i dedikoi fjalët më të ëmbla së voglës së saj duke thënë: “1 muaj me ty. Muaji më i bukur dhe i lumtur i jetës sime. Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime.”

Së fundmi, Eliona ka publikuar një video të ëmbël të vogëlushes ku ka shpalosur dhe ndjesitë e të qenit një nënë e re. “Më kanë quajtur romantike sepse jam emocionuar pafund me historitë e librave e skenat e filmave. Kam menduar se e kisha njohur dashurinë e pafundme. PASKAM GABUAR. Tani që erdhe ti kuptova cdo gjë. Kurrë nuk kam besuar se mund të mbajë kaq shumë dashuri një zemër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Kurrë nuk e kam imagjinuar se mund të shikoj një fytyrë për orë të tëra dhe të mos ngopem. Kurrë nuk e kam menduar se mund të ndieje dëshirë të papërshkruar për të përqafuar dikë, pasi më ka prishur gjumin 100 herë brenda një nate. Kurrë nuk e kam menduar se mund të ja dedikoj të gjitha orët e ditës time një personi pa e shikuar orën. Gëzuar 1 mujorin pupushja mamit”, ka shkruar Eliona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!