25 Prilli, ambasadorja e SHBA: Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju

schedule19:10 - 23 Prill, 2021

schedule 19:10 - 23 Prill, 2021

Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni”. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e zyrtarëve të lartë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në SHBA për zgjedhjet në Shqipëri.

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të mbështetjes për demokracinë në Shqipëri, udhëheqësit e të dyve, Komitetet e Dhomës dhe Senatit përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme kanë lëshuar deklarata (një dje, një sot) në lidhje me zgjedhjet 4/25. Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni” shkruan Kim.

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati, Gregory W. Meeks dhe numri dy i këtij Komiteti, republikani, Michael McCaul u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë që të garantojnë zgjedhje demokratike.

Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votën e tyre të lirë,  pa frikë dhe dhunë.

Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit – ata që janë aktualisht në detyrë si dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar” thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të SHBA-së./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!