Presidenti Joe Biden është gati të njohë zyrtarisht gjenocidin Armen në fillim të shekullit 20, një hap që do të përshkallëzonte tensionet me Turqinë. Deklarata zyrtare do të bëhet të shtunën, ditën që shënon 106 vjetorin e 1.5 milion armenëve të vrarë gjatë periudhës së Luftës së parë Botërore nga ana e perandorisë otomane.
Biden do të jetë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e njeh gjenocidin armen.
Turqia nga ana tjetër ka mohuar akuzat për gjenocid, duke thënë se armenët ishin kundër qeverisë. Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha për televizionin Haberturk të martën se një vendim i tillë nga Biden do të përkeqësonte marrëdhëniet midis dy vendeve./abcnews.al