Gal Gadot dhe burri i saj, Yaron Varsano janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe aktorja ka zbuluar më në fund gjininë e foshnjës. Ylli i “Wonder Woman” zbuloi se do të bëhet me një tjetër vajzë, gjatë një interviste për “Live me Kelly dhe Ryan”.
“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë.”, tha ajo. Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Kujtojmë që lajmin e ëmbël se do të bëhen nënë sërish me bashkëshortin, me të cilin u martua në 2008-ën, e zbuloi pa javë më parë.
Më parë, gjatë një interviste duke folur për familjen e saj, aktorja izraelite u shpreh: “Unë jam një grua shumë, shumë e lumtur që mezi pres të kthehem në shtëpi në familjen time sa herë që mbaroj punën në një film. Unë e dua çdo moment që kaloj me bashkëshortin dhe bijat e mia.”
/abcnews.al