Nga Leontina Nika
Arti është ushqim i domosdoshëm për shpirtin, ndaj piktorja Natasha Bega ka preferuar që punët e saj t’i prezantoi në një hapësirë atipike, për t’i çuar më afër publikut.
“Që njeriu ka nevojë si filxhanin e kafesë ta ketë afër, dhe këtu kjo ndodh”.
Izolimi nga pandemia, për shumë artist është përjetuar, në forma të ndryshme. Natasha Bega ka preferuar që në fund të tunelit të errët të gjejë dritën.
“Ajo më shfrytëzoi mua por dhe unë e shfrytëzova pandeminë. Nuk ka fund të errët por ka fund me dritë ndaj kjo ishte një dritë”, ka thënë ajo.
Piktorja ka realizuar një ekspozitë me një energji plot dritë ku në qendër ka vënë gruan për këtë qëllim
“Femra është ajo që më ndjek mua, ajo që ka marrë atributin e zotit që krijon. Arti dhe gruaja unë kam bindjen se do të ndryshojnë këtë epokë të re që sapo ka nisur”, ka thënë piktorja.
burimi i ngjyrave ka origjinë nga pedonalja , prej nga merr frymëzimin, si dhe Covid.
“Dalja te pedonalja na ka ndihmuar”.
Mesazhi që artistja jep në këtë prag zgjedhjesh është ky: “Edhe kur të shkojë të hedhë votën të shkojë i ngazëllyer dhe i mbushur të dijë ku do e hedhë”.
Ekspozita “ Epoka e 3 “ do të qëndroj e hapur deri ne 16 maj./abcnews.al