Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tomori prioriteti i kuqezinjve, Aguero te Barça nëse qëndron Messi

schedule10:21 - 22 Prill, 2021

schedule 10:21 - 22 Prill, 2021

Fikayo Tomori është kryefjala e merkatos së Milanit, kurse në Barcelonë Messi dhe Sergio Aguero. Kuqezinjtë janë të vendosur ta blejnë qendërmbrojtësin anglez, që po paraqitet mirë në Serie A.

Italianët e kanë marrë në huazim dhe kanë mundësinë të firmosin me të përfundimisht për 28 milion euro. Tentativat për të ulur çmimin kanë shkuar dëm dhe Chelsea nuk do të bëjë asnjë ulje.

Madje londinezëve do t’u leverdiste mos ta shisnin, duke parë se si po paraqitet me fanellën e Milanit. Për t’u transferuar në Spanjë, Aguero është sërish në qendër të vëmendjes.

AS shkruan se argjentinasi do të veshë fanellën e Barcelonës dhe ka një marrëveshje, por që varet nga qëndrimi i Leo Messit. Kapitenit të katalanasve i përfundon kontrata më 30 qershor dhe i është ofruar rinovimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!