Apple në lançimin e saj vjetor të pranverës, k zbuluar një seri produktesh të reja. Por surprizat nuk kanë mbaruar akoma. Për përdoruesit e iPhonëve dhe iPad do të ketë ndryshime të mëdha javën e ardhshme në hapjen e softuerit të shumëpritur iOs 14.5.
Ju do të keni aftësinë të hapni celularin tuaj pa hequr maskën kur përdorni Apple Watch, do të ketë një ndryshim të madh në privatësinë e të dhënave dhe emoji të rinj, përfshirë një shiringë tjetër pa piks gjaku, një fytyrë me tym përpara, një zemër me flakë etj.
iOS 14.5 gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të raportojnë aksidente trafiku direkt brenda Apple Maps, Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin nga opsionet shtesë të zërit për Siri, që nuk do të jetë më një zë femre./e.b-abcnews.al