Shfaqja “Between” çel edicionin e 13 të Festivalit të Dancit Modern

schedule17:58 - 1 Tetor, 2018

schedule 17:58 - 1 Tetor, 2018

Kompania e famshme botërore “Linga” vjen për herë të parë në Shqipëri dhe çel edicionin e 13 të Festivalit ndërkombëtar të Dancit Modern. Drejtori artisik i festivalit Gjergj Prevazi në një intervistë për ABC News thotë se këtë vit dominojnë temat sociale.

Shfaqja” Betwen” e kompanisë së famshme të dancit kontemporan “Linga” çel edicionin e 13 të festivalit ndërkombëtar. Në këtë shfaqje e cila trajton temën e emigracionit, i janë bashkuar edhe 4 artistë shqiptarë shpjegon drejtori artistik Gjergj Prevazi.

Gjergj Prevazi, drejtor Artistik i Festivalit: “Lidhet me muret. Muret si forma izolimi, si mënyra për të ndarë shoqërinë brenda vetes së saj, por edhe shoqëritë me njëra-tjetrën. Ju e dini shumë mirë që ne sot në Europë asistojmë në një situatë muresh të reja që kanë lidhje me emigracionin. Mure jo thjesht dhe vetëm në tëmatikën e një narracioni, por në formën e një qasje natyraliste, si metaforë e këtij venomeni që ndodh kudo mure që disa vende Europiane kanë vendosur me disa vende të tjera.”

Tematika kryesore edhe në 13 performancat mbeten ato sociale shpjegon Prevazi:

“Por sigurisht temat sociale janë tema të cilat ne jemi shumë të interesuar sepse edhe publiku është tepër i ndjeshëm karshi temave sociale dhe këtë vit nuk do të mungojnë surprizat karshi tyre.”

Por nuk mungojnë edhe krijimet shqiptare siç është pjesa shamia. Festivali është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Durrësit dhe do të zhvillohet në Tiranë, Durrës dhe Prishtinë e ku do të performojnë 13 trupa nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën./abcnews.al