Ëndrra Superligë e Europës drejt shuarjes, dy klubet angleze tronditin planin milioner

schedule19:37 - 20 Prill, 2021

schedule 19:37 - 20 Prill, 2021

Superliga e Europës duket se do të mbetet vetëm një “projekt 3D” dhe nuk do të vihet asnjëherë në skenë për shkak të kundërshtisë masive që ka hasur gjatë këtyre tre ditëve të fundit.

Nga Anglia mësohet se Manchester City është klubi i parë që ka komunikuar tërheqjen nga Superliga dhe po përgatitet ta bëjë këtë në mënyrë zyrtare.

Një tjetër klub po bën hapa konkrete për ikjen nga ky kompeticion. “Chelsea po përgatit dokumentet për të dalë nga Superliga Europiane”. Kjo është ajo që shkruan Dan Roan, gazetar i prestigjozes BBC, në rrjetin social Twitter.

Në orët e fundit klubi anglez është kritikuar ashpër dhe një numër i konsiderueshëm tifozësh marshuan drejt stadiumit “Stamford Bridge” me refrenin: “Ky nuk është më futboll”.

Një lajm që nëse ndodh do të ishte i bujshëm, duke pasur parasysh se blutë janë një nga 12 klubet themelues të Superligës. Edhe Liverpool po mendon tërheqjen. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!