Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evertoni godet rebelët: Gjashtë klube po njollosin reputacionin e Premier League

schedule15:58 - 20 Prill, 2021

schedule 15:58 - 20 Prill, 2021

Everton ka goditur skuadra angleze që duan të përfshihen në European Super League. United, City, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal kanë firmosur për kompeticionin e ri që mendohet prej tyre si zgjidhja e halleve të futbollit. Gjithsesi me atë ide nuk pajtohen tifozët dhe shumë klube, mes tyre edhe Evertoni që ka bërë një deklaratë si më poshtë:

“Everton është i trishtuar dhe i zhgënjyer kur sheh propozimet e një Lige të re të nënshkruar vetëm nga gjashtë klube angleze. Gjashtë klube që veprojnë plotësisht në interesin e tyre. Gjashtë klube po njollosin reputacionin e ligës sonë dhe futbollit.

Gjashtë klube zgjedhin të mos respektojnë çdo klub tjetër me të cilin ulen rreth tryezës së Premier League.  Gjashtë klube marrin si të mirëqena dhe madje tradhtojnë shumicën e mbështetësve të futbollit në të gjithë vendin tonë dhe më gjerë.



Në këtë kohë të krizës kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe një periudhe përcaktuese për lojën tonë, klubet duhet të punojnë së bashku në bashkëpunim me idealet e lojës sonë dhe mbështetësit e saj. Në vend të kësaj, këto klube kanë komplotuar fshehurazi për t’u shkëputur nga një piramidë futbolli që u ka shërbyer atyre aq mirë.

Dhe në atë piramidë, Evertoni përshëndet çdo klub, qoftë Leicester , Accrington Stanley, Gillingham, Lincoln City, Morecambe, Notts County dhe të tjerët, që kanë pasuruar jetën e mbështetësve të tyre gjatë gjithë histori së futbollit. 

Reagimi i ashpër i klubit tonë është i kuptueshëm dhe i merituar dhe duhet të merret parasysh. Kjo arrogancë e pahijshme nuk dëshirohet askund në futboll jashtë klubeve që kanë hartuar këtë plan”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!