Bashkimi Europian i ka vendosur sanksione 10 udhëheqësve ushtarakë të Mianmar, në kuadër të masave të marra kundër grushtit të shtetit dhe shtypjes së përgjakshme të protestuesve që kërkojnë rikthimin e qeverisë së zgjedhur. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave.
Vendet anëtare të BE thanë se ata ishin ” përgjegjës për minimin e demokracisë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”.
“Forcat ushtarake dhe autoritetet kanë kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut që nga data 1 Shkurt 2021, duke vrarë protestues civilë dhe të paarmatosur,” tha BE.
Mijëra janë arrestuar që nga grushti i shtetit dhe të paktën 738 civilë janë vrarë. Më shumë se 4,000 njerëz janë arrestuar dhe 3,261 ndodhen në paraburgim./abcnews.al