Fatmir Mediu: Korrupsioni i qeverisë ka rrënuar ekonominë

schedule09:37 - 20 Prill, 2021

schedule 09:37 - 20 Prill, 2021

Partia Republikane ka organizuar konferencën e titulluar “Republikanët e Rinj – Të Bashkuar për të Drejtat e Dhëna nga Zoti”.

Kjo konferencë është realizuar në bashkëpunim me republikanët e rinj amerikan si dhe folës Kongresmene, ish-përfaqësues të lartë të Administratës si edhe kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj në SHBA, Rick Loughery.

Në fjalën e tij, ish-Kongresisti dhe ish-Sekretari i Brendshëm Ryan Zinke tha se Shqipëria nën qeverisjen aktuale nuk është transparente për të tërhequr investitorë të huaj.

Ndërsa anëtarja e re e Kongresit, Kat Cammack nxiti gratë dhe të rinjtë Republikanë shqiptarë të përfshihen në proceset vendim-marrëse duke marrë pjesë në procese zgjedhore dhe duke arritur në pozitë për të ndryshuar ligjet.

Kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu i falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre ndaj Partisë Republikane dhe për koalicionin demokratik të qeverisë në ardhje të Shqipërisë.

Mediu përsëriti se Shqipëria nuk është Rusi, nuk është Kinë, as Bangladesh.

“Shqipëria është vendi krenar që ka ëndërruar anëtarësimin në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të vendeve demokratike në botë, për të cilin Mediu ka punuar me krenari gjatë drejtimit të Kryeministrit Berisha. Kjo Qeveri në largim nuk është Qeveri për popullin, por një virus tjetër i fuqisë absolute dhe i korrupsionit i drejtuar nga Edi Rama”, tha Mediu.

Duke numëruar faktet, Mediu tha se me mbi 498,000 njerëz të larguar nga vendi, me 74% të rinisë që duan të largohen dhe me 92% të rinisë që ka studiuar jashtë duke mos dashur të kthehen, Shqipëria po vuan.

Ai shtoi se ekonomia po vuan për shkak të korrupsionit të Qeverisë dhe trafikimit të drogës, gjersa taksat janë më të lartat në rajon, investimet janë 10 herë më të ulëta në krahasim me vendet fqinje, 3 nga 5 njerëz janë të papunë, bizneset po zvogëlohen gjersa shtypen nga korrupsioni qeveritar si mënyra e vetme e mbijetesës.

Gjithashtu Mediu u shpreh se fillimisht duhet rifituar besimi i popullit: “T’i bindim ata se jemi të aftë të krijojmë një shtet që vjen nga populli, punon për popullin dhe i shërben popullit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!