Lajmi për krijimin e Superligës Europiane i ka shtuar një dimension të ri pasigurisë për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona. Kontrata e kapitenit përfundon në qershor dhe ende nuk ka asnjë zhvillim për zgjatjen e kontratës.
Messi pritet të takohet me drejtuesit për të diskutuar opsionet e tij, tani që klubi i është bashkuar Superligës. Të jesh pjesë e këtij projekti është një nxitje e madhe financiare për Barcelonën, e cila do të merrte rreth 300 milion euro vetëm për pjesëmarrjen.
Me këto para, klubi katalanas do të ishte në gjendje të ndërtonte një projekt sportiv, për të cilin ia vlen të qëndrosh, në rastin e Messit. Sidoqoftë, gjithçka mund të kthehet për shkak të ambicieve ndërkombëtare të Messit.
Pritet që lojtarët e Superligës të ndalohen të luajnë për kombëtaret e tyre, përfshirë edhe në turne të mëdha. Kupa e Botës është pas 18 muajsh dhe shihet si mundësia e fundit e Messit për të fituar një trofe të madh me Argjentinën dhe i jep mundësinë të marrë dimension tjetër në Argjentinë.
Nëse ai vendos të largohet nga Barcelona, lista e klubeve ku ai mund të bashkohet dhe të luajë me Argjentinën është shumëe limtuar. Paris Saint-Germain nuk janë të përfshirë në projektin e Super League deri më tani. /abcnews.al

