Sërish në garë, po çmimi parë? Era Rusi: Nuk luftoj për kupa. Ku dhe si i shpenzoi lekët e koncerteve?

schedule19:00 - 19 Prill, 2021

schedule 19:00 - 19 Prill, 2021

A pret një kupë apo çmim Era Rusi teksa është pjesë e festivaleve? Këngëtarja gjatë intervistës në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi u shpreh se tashmë kishte kaluar koha kur ajo kishte pritshmëri çmimesh apo kupash. Ajo tashmë punonte që të linte gjurmë.

“Mendoj që tashmë mbas ku di unë 20 e kusur vitesh, çmimin tim e kam marrë. Karriera ime e ka marrë rrugën e vet dhe vërtet mendoj që nuk ma bën me kupa.  Unë nuk luftoj më për kupën, luftoj për të lënë gjurmë”.

Ndërsa për pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike tha se kishte ardhur me një këngë të tillë sepse e kishte pëlqyer që në momentin e parë që e kishte dëgjuar.

“Kjo këngë është 100% Era, ka ëmblësinë, ka drithërimën, më jep mundësi mua të interpretojë si të dua unë”.

A i mungon jeta artistike dhe live? Cfarë ka ndodhur me buxhetin e saj?  Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, teksa po dëgjonin një moment nga këgna “The Best”, këngëtarja tha se ishte një nga këngët me të cilën bente çdo hapje të netëve të live-it.  “Kjo këngë më jepte një lloj energjie të hyja fuqishëm në skenë dhe kishte një reagim të menjëhershëm në publik”. Ndër të tjera ajo se i mungon shumë gjithë jeta e saj profesionale ne netët live. Në këtë moment Ermali e pyet nëse i ka prishur të gjitha lekët që kishte kursyer gjatë një viti pandemi. “Jam kursyer shumë, përpos që nuk kishim ku t’i harxhonim. Jam njeri kursimtar sidomos në një situatë të tillë ku na zuri frika sepse e dinim kur filloi por nuk dinim kur do mbaroj. Nuk kam abuzuar, nuk kam dalë fare”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!