Pa fjalë dhe në lot, kështu do Era Rusi të shoqërohet në altar nga i ati. Ja fiksimi i pandemisë

schedule18:48 - 19 Prill, 2021

schedule 18:48 - 19 Prill, 2021

Këngëtarja Era Rusi këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj që më herët nuk i dinim. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët që kishte veçuar ishte edhe kënga “Il Tempo Se Ne Va”, këngë e cila e lidhte në mënyrë direkte me babain e saj.

“Kjo është një këngë që kur kam qenë e vogël, nuk e di se pse e kam të lidhur me babin. Gjithmonë kam menduar që do ishte një këngë shumë e bukur në momentin kur babai im do më përcillte në altar. E kam dëgjuar edhe nëpër dasma ku unë kam qenë e ftuar si këngëtare dhe kam menduar kjo do jetë kenga jonë kur të vij momenti”.

Një tekst mesazh i dërguar nga motra e saj Besi, bëri që Era Rusi të përlotej. Teksa ajo i shkruante se me pandeminë i panë më shumë fytyrën.

“Ndryshe nga gjithë bota ne jemi të lumtur që na erdhi pandemia se më në fund të pamë fytyrën se ishim mësuar të të gjenim në gjumë apo të na lije në gjumë”.  Motra e saj në mesazhin dërguar Erës zbuloi se janë të befasuar me zakonet e reja e sidomos me lavatriçen dhe ëmbëlsirat, por dhe këngën Margerita. Shumë të qeshura në studio në lidhje me punët e shtëpisë që Era bën, duke qenë e fiksuar pas pastërtisë saqë edhe rrobat që nuk duhet i fut në lavatriçe për t’i larë.

Supriza e rradhës ishte telefonuesja, e cila theksoi se këngëtarja i pëlqente shumë por që duhej të martohej.  “Kanë frikë Maria, kanë frikë jo se nuk dua unë”, tha Era duke qeshur.  Një pyetje që Era tregoi se ka filluar ta shmangë, por mesa duket fansat e saj e presin këtë gjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!