“Ëndrrat nuk blihen”, Fernandes kundër United për Superligën Europiane

schedule16:17 - 19 Prill, 2021

schedule 16:17 - 19 Prill, 2021

Kriza prej pandemisë ka lënë pasoja të mëdha dhe futbolli kërkon t’i shërojë, teksa 12 klube të mëdha kanë menduar të krijojnë Superligën Europiane, një kompeticion ku marrin pjesë klubet më historikë në Europë dhe që nxjerr jashtë loje Champions League.

Ky i fundit është kompeticioni me i madh në 70 vitet e fundit dhe emocionet e kaluara janë të paharrueshme. 12 klube përfshirë edhe Manchester United janë gati të kalojnë në Superligë, por ka shumë kundërshti.

 

UEFA dhe FIFA nuk e lejojnë krijimin e saj. Edhe një pjesë e mirë e lojtarëve e kundërshtojnë. Mes tyre edhe ylli i United, Bruno Fernandes, diçka e rrallë deri më tani, pasi lojtarët e klubeve krijuese të Superligës nuk kanë guxuar të ndërhyjnë.

 

“Ëndrrat nuk blihen me para”, shkruan Fernandes për një postim të Daniel Podence, anësorit të Wolves. “Topi, himni, ëndrra! Volej i Zidane, solo e Kaka, Liverpool në Athinë, Ole në Barcelonë, Cris dhe Seedorf. Ka disa gjëra që nuk mund t’i paguajmë”, shkruan Podence. /abcnews.al