Opozita në këto zgjedhje ka mbi 90 mandate ndërsa të gjitha sondazhet që janë bërë deri më tani janë të blera nga kryeministri Edi Rama. Kështu është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta ditën e sotme e në një konferencë për mediat. Meta theksoi po ashtu, se nuk do ta lejojë opozitën që t’i shesë mandatet, nëse do ta këtë si qëllim.
Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, pasi “Vlora këto zgjedhje do t’ia bëjë fora.”
“Duan të na e mbushin mendjen se sondazhet janë aty-aty. Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po të dojë t’i shesë, nuk do ta lejoj. Do t’i drejtohem popullit opozitar. Vlora do t’ia bëjë fora. Unë do të jem atje në numërim votash.”
“Larg duart nga zgjedhjet. Nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë. Do ketë fakte sesi merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të drejtësisë, njerëz të opozitës…” /abcnews.al/