Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për mediat për çështjen e databazës me të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit tha se mbrëmë u zbulua edhe patronazhisti i kryeministrit Edi Rama.
Meta theksoi se e kishte thënë prej kohësh që Shqipëria ka armiq, por askush nuk e besoi.
“Mbrëmë u zbulua patronazhisti i kryeministrit tonë. Unë ua kisha thënë me kohë por ju nuk donit ta besonit. Se është çmendur Ilir Meta, që shikon armiq kudo. Ky vend ka pasur e do të ketë armiq gjithmonë. Sepse jemi vend i mrekullueshëm. Është një Zvicër me det.” /abcnews.al/