U pushua nga puna, dedektivi në Teksas qëllon për vdekje me armë 3 persona

schedule22:22 - 18 Prill, 2021

schedule 22:22 - 18 Prill, 2021

Një dedektiv ka qëlluar për vdekje tre persona në Austin, Teksas SHBA. Raportohet se Stephen Nicholas Broderick sapo ishte pushuar nga puna pas akuzave për abuzim seksual me të mitur.

Thuhet se abuzimi ndodhi në një shtëpi në Elgin. Viktima i tregoi të ëmës dhe kjo e fundit e dërgoi për ekzamimin tek mjekët. Aty u konfirmua edhe abuzimi.

Ekipet SËAT dhe agjentët e FBI-së janë në kërkim të autorit. Sipas policisë, jetën si pasojë e të shtënave e humbën dy gra nga Amerika Latine dhe një burrë me ngjyrë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!