Milani në hall: PSG “fut hundët” për Calhanoglu, Roma për Belottin

schedule09:44 - 17 Prill, 2021

schedule 09:44 - 17 Prill, 2021

Hakan Calhanoglu dhe Andrea Belotti janë dy futbollistë në qendër të vëmendjes në Serie A. Mesfushori, i cili shkëlqen me Milanin, del lojtar i lirë nga 1 korriku dhe kuqezinjtë prej kohësh po tentojnë të rinovojnë me të.

Deri më tani oferta e klubit italian ka shkuar në 4 milion euro neto në sezon, por fantazisti turk nuk dëshiron të bjerë nën 5 milion euro. Në këtë situatë, sikurse raporton Gazzetta dello Sport, PSG po mendon të futet në lojë dhe ta transferojë mesfushorin.

Nëse kjo ndodh, sigurisht për Milanin do të ishte një humbje e madhe. Ccalhanoglu ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e kuqezinjve, që tani janë pranë rikthimit në Champions League.

Një tjetër objektiv i Milanit që është vënë në shënjestër është pikërisht Andrea Belotti. Sulmuesi i Torinos prej kohës është një dëshirë e tyre, por në lojë është futur Roma. Kryeqytetasit e duan si pasues të Edin Dzeko dhe sipas La Stampa janë gati të ofrojnë 40 milion euro.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!