Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha prodhon vetëm dhunë”/ Mahmutaj: Saliu po tenton që t’ua vjedhë protestën qytetarëve

schedule09:08 - 20 Tetor, 2026

schedule 09:08 - 20 Tetor, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se protestues të maskuar u fshehen te selia e PD, pas ata janë njerëz të Sali Berishës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha prodhon vetëm dhunë dhe se ai po tenton që t’ua vjedhë protestën qytetarëve.

“Sulmuesit që andej dolën dhe andej u kthyen. Dihet mënyra sesi Berisha funksionon, funksionon në bazë të dhunës. Protestuesit e maskuar të cilët sulmuan policinë dhe institucionet shtetërore, dolën që andej dhe po atje u khtyen. Kryen atë ciklin e krimit dhe u kthyen në vendin e tyre, atje nga u nisën, pra nga Berisha. Berisha vetë dhunë prodhon, asgjë tjetër. Ka gjetur rastin, ka disa studentë në protestë kundër qeverisë dhe Berisha, duke përpjekur t’ua vjedhë protestëm, organizon grupet e dhunuesve, të cilët dhunuan bizneset në Tiranë, institucionet shtetërore, policinë dhe në fund fare u mblodhën aty ku e kanë vend dhunuesit, te PD, pra te Berisha dhe tha se do i marrë në mbrojtje ata”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!