Elvis Lushi, i njohur ndryshe me Loco ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Gjatë intervistës Ermali e pyet në lidhje me Sindin nëse ai vazhdon të ketë të njëjtën simpati sikur ishte pjesë e produksionit. A mund të ketë mes tyre një histori dashurie jashtë kamerave? “Pse jo. Po mund ta themi që unë vazhdoj t’a kem qef Sindin, domethënë më ka mbetur ai vlerësimi”.
Ermali e pyet nëse ata janë si çiftet që jemi mësuar të shohim dhe dëgjojmë që kanë një lidhje jashtë televizionit, ndërsa në ekran nuk janë asgjë. Loco theksoi se janë përpjekur të respektojnë personat e tjerë që kanë qenë në program. Ndalet pak tek statusi i fundit qe u duk si një mbrojtje ndaj Sindit.
“Dua ta lidh këtë me atë që përmendëm pak më parë, që po mbroja Sindin. Unë kam një gjë të “keqe” unë diskutoj fenomenin në përgjithësi. Dje u masakrua Sindi dhe në fakt kushdo të kishte qenë unë do kish bërë të njëjtën gjë”.
Ndërkohë ai u kritikua shumë me postimin e tij në Instagram, për të cilin tha gjatë intervistës se gjithçka ishte një keqkuptim dhe u përdor. “Antonela e mori sikur e kisha personalisht me të, ndërkohë që postimi im ka qenë dy ditë para se ajo të bënte atë që bëri. Dhe nuk lidheshin ngjarjet me story-n tim. Pra rrodhi situate në një farë mënyre dhe u përdor që të nxjerr secili atë që donte”.
Në fund ai shtoi se ky ishte i vetmi rast ku u përmend negativisht dhe nëse do ishte se do kishte synim të sulmonte njerëz nuk do kishte pritur 5 muaj./abcnews.al