Toni Kroos është prej vitesh një nga mesfushorët më të mirë dhe më të veçantë në botë. Talent, inteligjencë e lartë, vizion loje, qetësi olimpike dhe saktësi e frikshme. Real Madrid është me fat që e ka në skuadër gjermanin, i cili ka një tjetër aftësi.
Presioni, sidomos ai përpara fillimit të ndeshjeve të rëndësishme, nuk është aspak problem për 31-vjeçarin. Vëllai i tij, Felix Kroos, pjesë e Eintracht Braunschweig në divizionin e dytë të futbollit gjerman, flet rreth kësaj dhuntie të Tonit në prononcimin e dhënë për DAZN.
“Mund ta marr në telefon pesë minuta përpara nisjes së një finale të kupës së botës për të biseduar diçka me të. Imagjinojeni pak, gjysmë ore përpara fillimit të ndeshjes Liverpool-Real Madrid po flisnim rreth sfidës Osnabruck-Regensburg.
Ndeshje e Bundesliga 2, kishte pak që sapo kishte mbaruar dhe aty u arrit një rezultat që na favorizon (Eintracht Braunschweig po lufton për objektivin mbijetesë)”, zbulon Felix Kroos, i cili luan në qendër të mesfushësës si vëllai i tij. /abcnews.al