Maldivet po planifikojnë t’u ofrojnë mundësinë e vaksinimit kur të mbërrijnë, për të tërhequr sa më shumë pushues këtë vit.
Ministri i Turizmit njoftoi se do të fillojë një iniciativë të re “3V” që fton turistët të vaksinohen dhe të bëjnë pushime, shkruan The Indepedent.
Abdulla Mausoom tha se, do të siguronte një mënyrë të përshtatshme për njerëzit për të pushuar në ishull, duke marrë parasysh se ekonomia e vendit varet nga turizmi. 67% e PBB-së vjen nga industria e udhëtimeve.
Ai nuk dha një afat kohor për programin e vaksinimit gjatë mbërritjes, duke deklaruar se përparësia e parë e vendit ishte që popullsia të merrte të dy dozat e vaksinës.
Mausoom shtoi se Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit të vendit shumë shpejt do të shpallte udhëtime pa kufizime për vizitorët që tashmë janë vaksinuar plotësisht./e.b-abcnews.al