Basha: Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës

schedule12:42 - 29 Shtator, 2018

schedule 12:42 - 29 Shtator, 2018

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e vajzës së dhunuar Xheisela Maloku:
“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!