Komentet online, Rita Lati: Roza nuk duket kurrë banale! Koha për tu bërë gjyshe?

schedule18:33 - 15 Prill, 2021

schedule 18:33 - 15 Prill, 2021

Ajo pret që të behët gjyshe sa më parë. Kështu pohoi gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, teksa ai e pyet në lidhje me këtë gjë. “Jam shumë dakort të bëhem gjyshe. I kam thënë Rozës do i paguaj unë të gjitha”.

Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë” zbuluam se shijet muzikore të aktores janë shumëdimensionale. Nga muzika labe deri tek Dafina Zeqiri me këngën e saj të fundit “Duro” apo këngët e Getoarit. “Dashuri më vete. Për atë Dafinën do vdes”, tha ajo.

Ermali e pyet nëse bëhet art vulg sot në 2021, siç shpesh trumbetohet në media.

“Nuk mundem të them. Pse do ia hedhësh poshtë punën”.

Duke folur për gjykimet e përceptimet publike, Ermali flet edhe për komentet online.

Të dhëmb herë pas herë që edhe Rozën, dashje pa dashje e paragjykojnë për guximin që ka?’

“Për asgjë nuk jam unë dakord. Por, Roza është minion, është imcake nuk është e tepruar që të nxjerri format e saj dhe nuk duket kurrë banale” .

Teksa flet për koncertet e viteve 90, Rita Lati pohon se vërtetë ‘leku ishte letër’, madje aq shumë hidheshin sa organizatorët i mblidhnin me fshesa në dysheme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!