Ursula von der Leyen merr dozën e parë të vaksinës, mesazhi që jep

schedule14:18 - 15 Prill, 2021

schedule 14:18 - 15 Prill, 2021

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është vaksinuar sot kundër koronavirusit. Si shumë liderë të tjerë edhe ajo ka zgjedhur që momentin e marrjes së dozës ta publikojë në rrjetet sociale.

Ursula von der Leyen kishte gjithashtu edhe një mesazh duke thënë se është e lumtur që ka marrë dozën e saj të parë, pasi në BE janë shpërndarë 100 milion vaksina.

“Pasi kemi tejkaluar 100 milion vaksina në BE, unë jam shumë e lumtur që kam marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit sot. Vaksinat do të përshpejtohen më tej. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do të jemi në gjendje të kontrollojmë pandeminë,” tha ajo në një postim në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!