Super vjehrra, emocionohet Jona Spahiu! Covid-19 nuk kursen as djalin e vogël

schedule18:31 - 14 Prill, 2021

schedule 18:31 - 14 Prill, 2021

Jona Spahiu ishte e pranishme këtë të mërkurë në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Ajo ndau detaje të pathëna më herët qoftë familjare por edhe profesionale. Një vajzë që ka provuar profile të ndryshme në media e së fundmi është prezantuese e “Kosherja”.  Jona tregoi se në fillim ishte e dyzuar por që i pëlqente të ishte pjese e këtij produksioni. “Kur më erdhi propozimi nuk e dija se ishte Besi, e dija unë me veten time. Normalisht është një ridimensionim i imi në një zhanër që nuk kisha eksperimetuar më herët, ndaj dhe kisha rezervat e mia. Por në fund të ditës thashë pse jo”.

Ndër të tjera ajo u surprizua shumë nga videomesazhi i vjehrrës së saj. Kjo e fundit në videomazhin e saj theksoi: “ Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit”.

Dashuri, dashuri, është një dashuri. Nuk kam fjalë. Ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh energjia e tyre të përfshin. Nuk ka një njeri që kur e njeh  “mammon” (unë kështu i thërras) nuk e do”. E di, më ke kapur shumë të surprizuar nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”, tha ajo.

Gjithashtu një video e lindjes së bebit publikuar po ashtu gjatë programit ishte një moment mjaft emocionues për të, saqe sytë e saj u mbushën me lot gëzimi.

Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” Jona  tregoi se kënga “Wind of change” ishte një nga këngët e preferuara të babait të saj të ndjerë.  “Ai gjithmonë ma kërkonte ma vendos pak “Wind of change”. Edhe pashmangshmërisht kur e dëgjoj më lidh automatikisht  me të. Ai ka qenë njeri i tillë, njeri pasionant, njeri i gjërave të mëdha, të forta, i ndryshimit”.

Një moment mjaft i vështirë për Jonën ishte kur mësuan se ishin me Covid 19, në fillim bashkëshorti e më pas ajo, gjë që i detyronte të qëndronin larg djalit. Por fatkeqësisht mësojnë se edhe djali i vogël ishte infektuar dhe e kalojnë së bashku, të pandarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!