2-vjetori i të birit, “Kemali” organizon super festën përrallore

schedule15:38 - 14 Prill, 2021

schedule 15:38 - 14 Prill, 2021

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Kemali” për publikun shqiptar ka festuar ditëlindjen e dytë të djalit të tij, Karan.

Burak dhe bashkëshortja e tij, Fahriye organizuan një festë përrallore për vogëlushin e tyre, ku të ftuar ishin vetëm familjarë.

Festa u organizua në oborrin e vilës së tyre, i cili u zbukurua me tollumbaca me ngjyra, numrin 2 dhe emrin e vogëlushit.

Çifti kishte zgjedhur një tortë me kafshë për Karanin, i cili dukej shumë i kënaqur nga surpriza.

“Qofsh i shëndetshëm dhe në paqe”, ka shkruar Burak krahas fotove të publikuara nga festa./abcnews.al

/abcnews.al