I riu udhëton 4,000 km me skateboard përgjatë brigjeve të Australisë

schedule14:03 - 14 Prill, 2021

schedule 14:03 - 14 Prill, 2021

Një djalë i ri, Tom Drury, ka udhëtuar 4,000 km me skateboard nga Melburni në veri të Kairns.

28-vjeçari me vete kishte vetëm një çantë shpine dhe “mjetin” e tij me katër rrota të vogla. Udhëtimi i tij ka nisur në fund të vitit 2020, pa një destinacion, duke thënë vetëm se do të shkonte “sa më larg të ishte e mundur”.

Udhëtimi i Drury ka qenë rraskapitës, por edhe i guximshëm dhe frymëzues.

Miqtë dhe familja e tij fillimisht kanë qenë skeptikë, por në fund ata e mbështetën dhe ai gjeti vendosmëri për të vazhduar misionin e tij.

Ai ka udhëtuar me skatebord nga 50-100 km në ditë. Madje një ditë ka ecur për 15 orë duke përshkruar 115 km./e.b-abcnews.al