Saul Niguez është një nga gjashtë lojtarët që pritet të largohen nga Atletico Madrid në fundin e këtij sezoni. Mesfushori spanjoll ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon, teksa çmimi i tij sillet rreth shumës 50-55 milion euro.
Interesimi nuk mungon dhe dy klube të njohura po garojnë për shërbimet e 26-vjeçarit, i cili po ndiqet me interes të madh nga Manchester United dhe Bayern Munchen. Daily Mail raporton Ole Gunnar Solskjaer e cilëson si përforcimin perfekt për mesin e fushës.
“Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë për Atletico Madrid dhe agjentin e lojtarit nga Elche, por duhet fituar konkurrenca me Bayern Munchen, që e pëlqen prej kohësh mesfushorin iberik (bën mirë të dy fazat e lojës, teksa aktivizohet edhe si mesfushor i majtë). /abcnews.al