Santos është kualifikuar në fazën finale të Libertadores, pasi barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë me argjentinasit e San Lorenzo. Brazilianët kishin fituar në ndeshjen e parë 3-1 dhe pritej që të përparonin.
Gjithsesi vëmendjen e ka tërhequr një gol, i konsideruar në kufijtë e të pamundurës. Marcos Leonardo mori vëmendjen pas 20 minutash lojës, kur ndëshkoi skuadrën mike të San Lorenzo.
Edhe pse thuajse në kënd zero me portë, sulmuesi 17-vjeçar ka goditur dhe ka shtangur portierin Devecchi. Goli i Leonardo tani është bërë viral në rrjetet sociale. /abcnews.al