Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I kemi treguar kush nuk duhet në Parlament”, Yuri Kim: Nëse doni kriminelë, votoni kriminelë

schedule21:05 - 13 Prill, 2021

schedule 21:05 - 13 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për kandidatët që janë të përfshirë në listat e partive politike në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se shumë prej emrave që janë kriminelë të dukshëm nuk janë përfshirë, por ka ende emra shqetësues.

“Kriminelët më të dukshëm nuk janë përfshirë. Por ka emra që përbëjnë shqetësim Drejtuesit politik e dinë kush janë. Në fund ka një proces. KQZ ka referuar 30 emra dh enë varësi të asaj që janë në fletë të votimit do të e kenë mundësi. SHBA ka qenë i qartë për tre emra. Një pjesë e informacionit është në dispozicion ndërsa të tjerë janë sekret.”

“Mendoj që informacioni është gjerësisht në dispozicion. Mendoj se kemi pasur raste ku është treguar kurajo. Investimi i SHBA në Reformën në Drejtësi do të japë rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor. Kanë konfiskuar pasuri”  ka thënë Ambasadorja Kim, në emisionin “Përballë”.

Yuri kim është ndalur edhe blerja e votave duke thënë se SHBA i quan kriminelë ata që kërkojnë të blejnë votën. Më tej Kim ka shtuar se ua ka bërë të qartë shqiptarëve se kush nuk duhet të jetë në parlament.

“Ua kemi treguar qartë kush nuk duhet të jetë në parlament. Ky person i ndalohet që të hyjë në SHBA dhe kjo ka shumë peshë më shumë se cdo faturë që ka paguar. Votuesit duhet të vrasin mendjen kur kriminelët vijnë tek ata për të blerë votën. Është një krim. Nëse përpiqen të blejnë një votë je kriminel” tha Kim.

“Nëse doni Kriminelë, votoni kriminelë. Nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!