Paloka: Heshtja e Ramës tregon se shteti është në gjunjë para krimit

schedule14:38 - 27 Shtator, 2018

schedule 14:38 - 27 Shtator, 2018

Partia Demokratike ka denoncuar heshtjen e kryeministrit pas akuzave të një dite më parë në nënkomisarit të policisë Emiljano Nuhu, ndaj eksponentëve të lartë socialistë. Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se ai dënoncim, por edhe kërcënimi i gazetarëve që publikuan rastin, dëshmojnë gjunjëzimin e shtetit para krimit.

“Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.  Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin. Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar : 
· për të sulmuar denoncuesin e krimit
· për të prishur provat
· për të intimiduar dëshmitarët
· për të kërcënuar gazetarët,  
siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”, është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës. Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet”, tha Paloka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!