Të shtëna në një shkollë të mesme në SHBA, disa të plagosur

schedule22:45 - 12 Prill, 2021

schedule 22:45 - 12 Prill, 2021

Të paktën disa persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe oficerë policie, pas një sulmi me armë në një shkollë mesme në  Knoxville, Tennessee të hënën. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Austin-East Magnet rreth orës 15.00 me orën lokale.

Për mediat, zëdhënësi i Knox County Schools, Carly Harrington tha se shkolla u mbyll si një masë sigurie. Nuk ka ende të dhëna në lidhje me viktimat apo me personin e armatosur.

Policia tha se një në fushën e bejsbollit prapa shkollës në fjalë u organizua një mekanizëm ribashkimi, në mënyrë që prindërit të paraqiten e të marrin fëmijët.

“Ndërtesa e shkollës është siguruar dhe nxënësit që nuk ishin të përfshirë në incident u janë dorëzuar familjeve të tyre tyre,” tha Kryeinspektori Bob Thomas.

Guvernatori i Tennessee Bill Lee tha gjatë një konferencë për shtyp se po e vëzhgon situatën nga afër dhe bëri thirrje për lutje. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!