Në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar sot Ervin Gonxhi, Adi Sybardhi dhe Liri i Ketit, ku biseduan për marrëdhënien që kanë me njëri tjetrin. 3-shja e pandarë në skenë kanë adhurues të shumtë por sot daljen e parë televizive së bashku.
Ermali i pyet për pagesën se cili prej tyre paguhet me shumë nga pjesëtarët e grupit. Të tre pohuan se paguhen në mënyrë të njëjtë.
“Ne kemi një parim. Po foli Vini, Liri apo Adi është njësoj për të gjithë. E fole me Vinin e ke fol edhe me Adin”, tha Adi.
“Të tre njësoj jemi. Jemi normal sa i takon pagesës për sa persona ka ai grup. Ne nuk jemi si këto këngëtarët me emër që marrin dy instrumentista dhe i japin një pagë që as qeranë e vet nuk e lajnë në fund të muajit”, shtoi Ervin Gonxhi.
Ermali i pyet: E keni ndjerë mungesën e vlerësimit, do donit një dekoratë nga Presidenti?
“Asnjëherë. Ka vlerësim më të madhe se sa ta jep populli”, tha Adi.
“Ajo është dashuria më e madhe”, shtoi Liri.
“Nuk merrem fare me këto. As nuk Iindjek e as nuk kanë lidhje në terrenin tim”, tha në fund Vini. Ata vlerësuan si këngëtaren më të mirë të live-it në Shqipëri dhe Kosovë Aurela Gaçen, ndërsa në muzikën tallava Mani Nishtullën./abcnews.al