Ervin Gonxhi, Adi Sybardhi dhe Liri i Ketit ishin te pranishëm ditën e sotme në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku rrefyen detaje interesante nga jeta e tyre profesionale dhe familjare. Hera e pare e tyre në ekran erdhi plot batuta e copëza jete.
Të tre instrumentistë, muzikantë dhe miq prej një jete ata theksuan se janë gjithmonë bashkë në çdo dalje të tyren muzikore, ndonëse kjo është pika e fundit që i bashkon krahasuar me vlerat e tjera që ka marrëdhënia e tyre. Kuptuam se miqësia për ta ishte tejet e çmuar teksa theksuan se pika e tyre e përbashkët është edhe besimi që ata kanë.
Në mesin e shumë sukseseve, Ermali i pyet nëse janë ndjerë të paragjykuar për muzikën që bëjnë?
Gonxhi tha se kanë “pushtuar” të gjithë Ballkanin, ndërkohë që Adi theksoi se nuk ata nuk luajnë tallava.
‘Ke prekur një temë shumë të bukur, ne nuk bëjmë tallava, e thonë por ne nuk e bëjmë’, tha Ad Sybardhi.
“Tallavaja rrjedh nga Bullgaria. Ato e kanë muzikën e tyre, dashur pa dashur ka zbritur në Kosovë. Duke shkuar në Kosovë më tepër ketë muzikë e kanë kënduar gratë nëpër kanagjergje”, vijoi Ervini.
Ndërsa u ndalën në profilet e tyre jashtë muzikës, Ermali i pyet se cili prej tyre është më kursimtari. Ata u shprehen se dhe këtë kohë kanë punuar disi, ndërsa më kursimtari prej tyre është Adi Sybardhi. Ky i fundit është shumë i fiksuar pas makinave, e deri më tani ka ndërruar 25. A bëjnë ata pafund lekë, sic thuhet? Me shumë zero? Zbuloni përgjigjet në kanalin tonë në Youtube./abcnews.al