Gjatë fundjavës policia rrugore ka arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe ka vendosur 3734 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet nga njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë bërë duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si “njolla të zeza” për skak të aksidenteve të ndodhura.
Kështu, në pranga u vunë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 135 leje drejtimi, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore të ndara si më poshtë:
1678 masa administrative për parakalime të gabuara, 1213 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
459 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë, 203 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
125 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 56 masa për shkelje të semaforit. sb/abcnews.al/