Kur duhet ta merrni vaksinën nëse e keni kaluar Covid-19

schedule15:04 - 12 Prill, 2021

schedule 15:04 - 12 Prill, 2021

Ndërsa procesi i vaksinimit po vijon në vende të ndryshme të botës, shumë njerëz kanë ende pyetje se kur duhet ta bëjnë vaksinën, veçanërisht ata që kanë pasur Covid-19 gjatë vitit të kaluar.

Analistja mjekësore e CNN, Dr.Leana Wen, ka dhënë përgjigjet e disa prej pyetjeve më të zakonshme në lidhje me vaksinimin.

Është e rëndësishme të monitoroni simptomat tuaja nëse jeni diagnostikuar me Covid-19, thotë Wen, e cila është gjithashtu mjeke urgjence dhe profesorë e politikës shëndetësore dhe menaxhimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Washington University Milken.

1. Nëse kam pasur Covid-19 gjatë vitit të kaluar, a duhet ta bëj vaksinën?

Nëse keni të drejtë të merrni vaksinën, bëjeni, tha Wen. Vaksina ofron mbrojtje më të mirë, më të gjatë dhe më të qëndrueshme sesa imuniteti ynë. Akoma nuk dihet saktësisht sesa zgjat mbrojtja nga vaksina, kështu që bëjeni atë. Kërkimet e fundit sigurojnë që dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna ofrojnë një nivel të lartë të imunitetit në gjashtë muaj e parë. Për shkak se vaksinat janë të reja, studiuesit nuk e dinë sesa zgjat imuniteti.

2. Nëse kohët e fundit jam diagnostikuar me Covid-19, a duhet ta bëj vaksinën?

Nuk ka një numër të caktuar ditësh që dikush duhet të presë derisa të bëjë vaksinën. Përkundrazi, njerëzit duhet të monitorojnë simptomat e tyre dhe të sigurohen që nuk kanë ndonjë simptomë të rëndë Covid-19, përfshirë ethe. Periudha aktuale e izolimit pas një diagnoze Covid-19 është 10 ditë pas fillimit të simptomave, kështu që rekomandohet që njerëzit të ndjekin atë udhëzim. Nëse kanë kaluar 10 ditë dhe keni simptoma minimale ose aspak, mund të vaksinoheni.

3. A duhet t’i marr të dyja dozat e vaksinës?

Është thelbësore të marrësh dy dozat e vaksinës nëse ajo administrohet në dy pjesë. Pas studimeve është vërtetuar se efektiviteti i tyre zbatohet kur merrni të dy dozat. Doza e parë të jep mbrojtje, por ekspertët e shëndetit nuk e dinë sesa zgjat ajo mbrojtje.

5. Po sikur të diagnostikohem me Covid-19 midis dozave të vaksinës?

Kjo ka ndodhur dhe më parë. Doza e parë e vaksinës ofron një mbrojtje, por jo aq sa doza e dytë, kështu që ekziston mundësia e kontraktimit me virus midis dy injeksioneve. Nëse diagnostikoheni me virus në mes të dozave, prisni për dozën e dytë derisa simptomat tuaja të qetësohen. Sistemi juaj imunitar tashmë është ringjallur dhe po i përgjigjet koronavirusit, kështu që nuk keni nevojë për vaksinën për të stimuluar më tej sistemin tuaj imunitar në atë pikë. Është e rëndësishme t’i jeni trupit tuaj një shans për t’u rikuperuar, prandaj është mirë të prisni derisa simptomat të qetësohen. Pas kësaj, mund ta merrni dozën e dytë./Përshtati nga CNN,e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!