1 në 28,000 persona që janë vaksinuar kundër Covid-19 – më pak se 0.004% kanë patur efekte serioze anësore, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shëndetit.
Të dhënat e fundit në sistemin VAERS përfshijnë raporte të përpunuara që nga 2 Prilli. Rreth 102 milion njerëz kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve deri në atë datë.
3,630 persona kanë pësuar efekte të rënda anësore pasi ishin vaksinuar me Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson – që përfaqësojnë më pak se 36 në çdo 1 milion njerëz të vaksinuar.
53,091 raste të tjera kishin simptoma më pak të rënda të cilat përfshinin, dhimbje koke dhe të përziera. Gjithashtu, raportet mund të jenë “jo të plota, të pasakta, të rastësishme dhe të paverifikuara” dhe mund të mos përfaqësojnë plotësisht problemet që lidhen me vaksinat./abcnews.al


