Një portal lajmesh në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar emrin e vërtetë të një prej agjentëve të shërbimeve sekrete ruse, i dyshuar për përfshirjen në helmimin në Sallisbëri të Anglisë. Sipas faqes së internetit “BELLING KET”, personi i njohur si Ruslan Boshirov është në të vërtetë Anatolij Çepika, kolonel i agjencive ruse të inteligjencës. Autoritetet britanike nuk e kanë komentuar lajmin, por sipas BBC, ato as nuk e kanë përgënjeshtruar atë. Mendohet se shtetasi rus ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false, së bashku me bashkë kombasin që përdori emrin Aleksandër Petrov. Ish-spiuni Sergei Skripal dhe e bija Julia u helmuan në muajin mars me agjent nervor Noviçok. Të dy ata i mbijetuan sulmit, por në korrik një grua që nuk kishte lidhje me ngjarjen humbi jetën pasi ra në kontakt me të njëjtën substancë. /abcnews.al
Helmimi i Skripal, zbardhet identiteti i një prej të dyshuarve
schedule08:07 - 27 Shtator, 2018
schedule 08:07 - 27 Shtator, 2018