Fitore, lojë e bukur dhe shumë raste të humbura: Partizani fiton me Bylisin 3-0 dhe i përgjigjet Teutës kryesuese të kampionatit. “Demat e kuq” triumfuan dhe protagonistë ishin lojtarët e sulmit, duke nisur me Stenio Junior që i ndëshkoi miqtë nga Ballshi që në minutën e parë.
Portieri Qirko gaboi dhe sulmuesi brazilian i Partizanit nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë. Gol rekord për këtë sezon. Të kuqtë vijuan të sulmojnë dhe patën raste të shumtë, me Erald Çinarin protagonist. Pavarësisht sulmeve goli i dytë i ndeshjes vonoi goxha.
https://streamable.com/1zztzg
Shkodrani, pas rasteve të shumta të humbura, asistoi për Jasir Asanin, i cili me një goditje brenda zonës qetësoi trajnerin Ilir Daja. Ai gol ishte shumë i nevojshëm për të mos rrezikuar, ndërkohë që Erald Çinari e kishte një sfidë personale dhe dëshironte të shënonte.
Këtij qëllimi sulmuesi anësor ia ka arritur, kur në minutën e 84-t ndëshkoi për të tretën herë skuadrën e Bylisit. 3-0, rezultat që mund të thellohej me Ferhan Hasanin. Gjithsesi Partizani fitoi dhe tani mendon për duelin e radhës me Kastriotin. /abcnews.al
https://streamable.com/ghun5a
Kategoria Superiore – Java 27
E diel, më 11 prill, ora 16:00
PARTIZANI-BYLISI 3-0
Shënues: Stenio Junior 1’, Asani 69’, Çinari 84’
PARTIZANI: Hoxha, Mala (Idrizaj 77’), Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj (Hasani 71’), Bardhi, Asani (Cara 71’), Çinari (Cordeiro 84’), Stenio Junior (Cardoso 71’). Trajner: Ilir Daja.
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj (Muçollari 67’), Preka, Janku, Hadroj, Desancic (Harba 67’), Lorran, Ntephe (Qardaku 54’), Kojic (Ujka 51’), Mehmetllari (Spahiu 46’), Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.
Gjyqtarë: Florian Lata, Egin Doda, Orgest Grabova, Mario Shabanaj
Kartonë të verdhë: Bitri 39’ / Kojic 28’, Janku 33’, Hadroj 88’


