Tottenham-Manchester United është sfida më e fortë e kësaj jave në Premier League. Ndeshje më rëndësi të madhe për objektivat e dy skuadrave.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka kursyer ironinë ndaj homologut Jose Mourinho. Ky i fundit drejtoi “Djajtë e Kuq” në periudhën korrik 2016-dhjetor 2018.
Me ekipin e njohur anglez u shpall nënkampion i Anglisë, arritje të cilën e konsideroi si një nga më të rëndësishmet në karrierën e tij si trajner.
“Nuk mund të quhet sukses renditja në vend të dytë, nuk mund të mburrësh me një arritje të tillë. Ambicia jonë është shumë më tepër se vendi i dytë.
E kam thënë edhe kur nuk isha trajner këtu, nuk mund të kënaqesh me vendin e dytë tek United. Kemi ambicie të kapim ekipin që është sipër nesh“, deklaroi Solsakjer. /abcnews.al