Milani ka arritur të marrë një fitore me shumë rëndësi sot dhe të vazhdojë të jetë totalisht në garë për një vend në Champions League, duke ruajtur vendin e dytë në renditje. Kuqezinjtë arritën të fitojnë me shifrat 1-3. Rebic shënoi fillimisht në minutën e 8 e më pas Kessie dyfishoi në të 44-ën.
Pas një ore lojë Milani mori një goditje kur Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit. Parma mori zemër nga dalja e liderit të kuqezinjve dhe ngushtoi shifrat, duke shënuar për 1-2 me Gagliolo në minutën e 66.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes Parma ishte e gjitha në sulm dhe tentoi portën shumë herë, duke krijuar edhe raste të pastra, por goli nuk erdhi. Nëse nuk shënon do të pësosh dhe Milani gjeti rrjetën e tretë me Rafael Leao, duke certifikuar tre pikët. /abcnews.al


