Partia Socialiste ka dalë përsëri të denoncojë publikisht kryetarin e Partisë Demokraike Lulzim Basha se po përdor dy standarte në sulmet ndaj sipërmarrësve. Deputeti Ervin Bushati deklaroi se kryedemokrati po përdor një skemë gjobëvënie ndaj bizneseve.
Ervin Bushati, deputet i PS: “Kompania Gener 2 në pronësi të z.Bashkim Mulaj, u akuzua disa ditë më parë nga Lulzim Basha si e inkriminuar pasi pritet të ndërtojë rrugën e re Tiranë-Thumanë-Vorë. Por e njëjta kompani, në pronësi të të njëjtit individ ka paguar 220 milionë lekë tek kompania e Isufit. Ndoshta për kunatin dhe për Lulin që kanë arkëtuar deri tani 11 milionë euro nga oligarkët siç i quajnë ata, 220 milionë lekët e Genër 2-shit nuk mjaftojnë, e prandaj hedhin baltë mbi sipërmarrësit për të vendosur gjoba të reja. Por pyetja për të cilën duhet të përgjigjet Lulzim Basha është më e thjeshtë. Përse kur z.Bashkim Mulaj paguan 220 milionë lekë për kunatin e Lulit ai është sipërmarrës i ndershëm, kurse kur kontraktohet nga shteti për të ndërutar rrugë që punësojnë qytetarë dhe i shqrbejnë ekonomisë ai qenkërka i inkriminuar?!”/abcnews.al