Ajax-Roma ishte një nga ndeshjet më të bukura të mbrëmjes së kaluar në Europa League. Verdhekuqtë e Fonsecas, e vetmja skuadër italiane që ka mbetur në garë në kompeticionet evropiane, fitoi 1-2 me përmbysje.
Rezultat që afron Romën me gjysmëfinalet, por gjithçka do të zgjidhet të enjten e ardhshme në “Olimpico”. Një episod i veçantë ndodhi gjatë duelit të luajtur në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
Europa League | #Radioestadio
?BALÓN PRISIONERO 2.0 #UEL
— Radioestadio (@Radioestadio) April 8, 2021
Një nga personat që mbledhin topat, goditi me top Riccardo Calafiorin. Ishin minutat shtesë të ndeshjes, mbrojtësi 18-vjeçar nuk e kurseu ofendimin ndaj tifozët të trishtuar të Ajax dhe u ndëshkua me karton të verdhë. /abcnews.al