Rreth një e katërta e personave në Shtetet e Bashkuara – më shumë se 66 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të SHBA – më shumë se 112 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë , duke përfshirë më shumë se 43% të të rinjve dhe gati 77% të personave të mbi 65 vjeç.
Të dhënat nga CDC tregojnë se janë administruar 174,879,716 doza të vaksinës, rreth 76% e 229,398,685 dozave të dorëzuara./abcnews.al


